Barcelona bojkoton ceremoninë e FIFA-s

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 18:07 | Nga

Barcelona ka ndaluar futbollistët e saj të marrin pjesë në ceremoninë e sotme.

Pas barazimit ndaj Villarealit, klubi katalanas ka ndaluar të gjithë lojtarët e saj të mos udhëtojnë drejt Cyrihut, për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të FIFA-s, ku do të përzgjedhen më të mirët e vitit 2016.

Pas një takimi të stafit sot në mëngjes, është vendosur që ata të mos marrin pjesë. Në këtë mënyrë yje si Iniesta, Pique, Messi dhe Luis Suarez nuk do të jenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të qeverisë botërore të futbollit.

Kjo nuk ka aspak lidhje me një bojkot, por ka qenë një vendimi trajnerit Luis Enrique, pasi skuadra e tij e nisi vitin 2017-të me një barazim 1:1, duke thelluar diferencën me Realin. Vetë klubi do të përfaqësohet në mënyrë të rregullt nga anëtarët e bordit drejtues.

“Në mënyrë që skuadra të ketë prioritet përgatitjen e ndeshjes së të mërkurës, kundër Athletic Bilbaos, klubi ka vendosur që lojtarët e ftuar në ceremoninë e FIFA-s, të emëruar për çmimet më të mira, e cila do të mbahet sot pasdite”, shkruan klubi katalanas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme