Barcelona duhet ta transferojë Coutinhon

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 16:07 | Nga

Trajneri i Brazilit, Tite beson se Barcelona duhet të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho këtë verë për t’u bashkuar me bashkatdhetarin e tij Neymar.

Braziliani Tite beson se 24-vjeçari mund të përshtatet në mënyrë të përsosur në një formacion 4-3-3 te Barça si një “krijues” në ekip, duke qenë i këmbyeshëm me lojtarët si Ivan Rakitic dhe Andres Iniesta.

“Po. Absolutisht po. Nuk dua të jem pretendues dhe të jap një mendim për Barcelonën, por kush nuk do të donte një lojtar si Coutinho?”, citohet Tite nga Diario Sport kur u pyet nëse mund ta shihte lojtarin në Camp Nou.

“Është magjik, ka aftësi për të shpikur dhe krijuar diçka, ndryshon ritmin, mënyra se si ndërton lojën – është vendimtare për çdo skuadër”, përcjell Telegrafi.

“Ai është ideal për Barcelonën”, përfundoi trajneri brazilian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme