Barcelona e gatshme të shpenzojë 120 milionë euro për Hazardin

Prishtinë | 13 Gus 2017 | 12:40 | Nga

Eden Hazard mund të transferohet në Barcelonë gjatë kësaj vere. Sipas Diario Gol, Barcelona është e gatshme që ta transferoj Eden Hazard nga Chelsea për 120 milionë euro.

Edhe Real Madridi e ka kërkuar belgun, por si duket Barcelona e ka bindur Chelsean që t’ia shesë yllin e saj.

Chelsea është duke kërkuar transferimin e Sergi Robertos nga Barcelona. Kështu, klubi katalunas mund t’ia jap klubit londinez Sergi Roberton dhe para për Hazardin.

Mbetet të shihet nëse Eden Hazard do të transferohet në Barcelonë, apo do të mbetet Chelsea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme