Barcelona e Messi bojkotojnë ceremoninë e FIFA-s

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 15:37 | Nga

Lionel Messi, Neymar, Luis Suarez dhe lojtarët e tjerë të Barcelonës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e FIFA-s, ku do të ndahet çmimi për lojtarin më të mirë në botë dhe ekipin më të mirë, njofton Klan Kosova.

Messi është një nga tre finalistët për çmimin “The Best”, bashkë me Antoine Griezmann dhe favoritin Cristiano Ronaldo.

Ndërsa Neymar, Suarez dhe Andres Iniesta kanë qenë në listën e 21 kandidatëve për më të mirin e botës, por asnjëri nga këta nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Zvicër.

Në deklaratën zyrtare të klubit Barcelona arsyetohet kështu;

“Për faktin se i kemi dhënë prioritet përgatitjeve për ndeshjen kundër Athletic Club të mërkurën, Barcelona ka vendosur që lojtarët e nominuar për çmimin e FIFA-s ‘The Best’, që mbahet në Cyrih, nuk do të marrin pjesë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme