Barcelona është më e mirë se Real Madridi

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 12:32 | Nga

Ish-trajneri i Valencia, Cesare Prandelli mendon se Barcelona është ekip më i mirë se Real Madrid.

Tekniku italian javën e kaluar dha dorëheqje nga Valencia.

“Barcelona është ekipi më i plotë. Fizikisht është shumë i fortë dhe është më e mira në botë. Edhe Real Madrid është i fortë, ka motivimin dhe një vlerë të madhe teknike, megjithatë, Barcelona është më e mirë”, ka thënë Prandelli.

Italiani e vlerëson lart yllin e katalanasve, Lionel Messin. Sipas Prandellit, vetëm argjentinasi mund të luajë futboll pa menduar taktikat e lojës.

“Vetëm ai mund të luajë futbollin e tij pa menduar për taktikat e ekipit. Ne mund të themi se ai i prish modulet e taktikave”, ka theksuar Prandelli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme