Barcelona interesohet për dyshen e Man United

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 10:20 | Nga

Mata dhe Herrera kanë rënë në radarin e Barcelonës.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Barcelona është duke u interesuar për dyshen spanjolle të Manchester United, Ander Herrera dhe Juan Mata.

Herrera, 28 vjeçar, ka luajtur nën urdhëratë e trajnerit të Barçës, Ernesto Valverde te Athletic Bilbao, kurse 29 vjeçari Mata është në vitin e fundit të kontratës me klubin nga “Old Trafford”.

Valverde është seriozisht i interesuar për këta mesfushorë, për të zëvendësuar Andre Gomesin, që pritet të largohet nga klubi, gjithashtu edhe Arda Turanin, që i ka ditët e numëruara te Barça.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme