Barcelona nuk do të bëjë “gardë nderi” për Realin

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 11:44 | Nga

Pasi Real Madridi e fitoi Kupën e Botës për Klube, e gjitha bota sportive pyeste se a do e bëjë Barcelona korridorin e nderit në El Clasico, kjo për të nderuar lojtarët e Los Blancos për titullin e fituar.

Drejtori i marrëdhënieve institucionale te Barcelona, Guillermo Amor, pas fitores ndaj Deportivo La Corunas është pyetur rreth kësaj teme.

Dhe përgjigjja ishte negative, por njeriu i klubit katalunas ka dhënë një arsye pse kjo nuk do praktikohet nga ata.

“Në këtë klub, korridori i nderit bëhet zakonisht kur ne marrim pjesë në turneut e skuadrës kampione dhe tani nuk kemi një rast të tillë”, ka thënë Amor.

Edhe Cristiano Ronaldo tha se do të kishte dëshirë t’i nderonte Barcelona, ndërsa Zinedine Zidane dhe Florentino Perez nuk kanë dashur të flasin konkretisht për këtë temë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme