Barcelona me plan strategjik për Messin

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës kërkon me çdo kusht që rinovojë kontratën me Lionel Messin të paktën edhe një herë.

Kontrata aktuale e argjentinasit me katalanasit u nënshkruar vitin e kaluar dhe është e vlefshme deri në vitin 2021 kur Messi do të jetë 34 vjeç, shkruan Albeu.com

Messi nuk ka dhënë për asnjë moment shenja se do të largohet nga katalanasit, por drejtuesit e klubit spanjoll kërkojnë që të blindojnë xhevahirin e skuadrës sa më shumë të jetë e mundur.

Messi me Barcelonën ka luajtur 648 ndeshje dhe ka shënuar 563 gola si dhe ka bërë 240 asiste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme