Barcelona në kaos, presidenti pran dorëheqjes

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 14:24 | Nga

Një skandal gjyqësor rrezikon të përmbysë gjithçka te skuadra e Barcelonës orët në vijim. Këtë herë, në shënjestër të drejtësisë spanjolle nuk ka përfunduar sulmuesi argjentinas Lionel Messi, por presidenti i klubit “blaugrana”, Josip Bartomeu.

Sipas të përditshmes spanjolle “ABC”, numri një i skuadrës së Barcelonës është përgjuar në telefon teksa ka folur me ish-presidentin e këtij klubi, Sandro Rosell.

Gjithsej janë 6 orë përgjime telefonike, ku është Rosell që informonte dhe i kërkonte Bartomeu që të mbulonte disa nga veprimet financiare, që sollën edhe arrestimin e tij në Brazil.

Sipas medias spanjolle, presidenti aktual i Barcelonës i ka orët e numëruara në krye të klubit. Pasi gjykatësi i çështjes të publikojë faktet, Bartomeu është i detyruar të japë dorëheqjen nga detyra e presidentit të Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme