Barcelona ofron 100 milionë euro për Verrattin

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:47 | Nga

Një ditë pasi Marco Verratti i PSG-së komunikoi qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi parisien këtë verë, agjenti i futbollistit italian ka në plan të takohet me udhëheqësit “gauls”, me një “bombë” nën krahun e tij.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Donato Di Campli ka marrë pjesë në takimin me Antero Henrique, drejtorin sportiv të PSG-së, me një ofertë prej 100 milionë eurosh për mesfushorin italian.

Një ofertë e bërë nga Barça, e cila, gjithashtu, ofron një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit për mesfushorin, pa llogaritur bonuset e ndryshme nga rezultatet sportive.

Kjo pagesë është katër herë më e madhe se ajo që merr Marco Verrati te PSG. Klubi parisien nuk dëshiron të bëjë pa futbollistin italian në sezonin e ardhshëm, por e di se Barcelona, Chelsea dhe Bayern Munich e kanë bërë objektiv të tyre. Dhe, nëse Verratti dëshiron të largohet nga Parisi, ka shumë të ngjarë që në fund t’ia hapë derën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme