Barcelona ofron 36 milionë euro për dyshen e Valencisë

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 15:57 | Nga

Barcelona nuk po heq dorë nga dyshja e Valencisë: sulmuesi Paco Alceron dhe portieri Diego Alves

Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një sulmuesi, i cili do ta ndihmonte treshen shkatërrueses: Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

Përveç kësaj, katalunasit po tentojnë ta blejnë edhe një portier, pasi Claudio Bravo do të transferohet te Manchester City.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Barcelona nuk po heq dorë nga dyshja e Valencisë: sulmuesi Alceron dhe portieri Diego Alves.

Për këta dy lojtarë kampioni i Spanjës është i gatshëm të shpenzoj 36 milion euro. Për Alceron ka ofruar 30 milion, derisa për Alvesin 6 milionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme