Barcelona ofron 80 milionë euro për yllin e Realit

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 09:51 | Nga

Ousmane Dembele dhe Plilippe Coutinho janë dy objektivat kryesore të Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin, i cili për 222 milionë euro u transferua në PSG.

Por, këta dy lojtarë nuk janë alternativat e vetme që ka skuadra katalunase.

Sipas “Diario Gol”, drejtuesit e Barcelonës janë duke tentuar transferimin e spanjollit të Real Madridit, Marco Asensio.

Madje për shërbimet e tij do të ofrojnë 80 milionë euro.

Por, kjo ofertë pritet të refuzohet, pasi lojtari është i lumtur në Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron largimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme