Barcelona pas 16 vitesh starton pa asnjë lojtarë të La Masias në formacion

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 08:44 | Nga

Për një klub që ka histori në prodhimin e lojtarëve dhe në vitet e fundit ka prodhuar talentët më të mëdhenj në botë, ndeshja ndaj Celta Vigos, ishte për tu futur në listën e zënë, pasi në fushë nga fillimi nuk e kishte asnjë lojtarë të akademisë.

Trajneri Ernesto Valverde vendosi që të bëjë rotacion të martën pasi para vetës e ka ndeshjes e Kupës së Mbretit.

Lojtarë si Lionel Messi, Gerard Pique, Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Sergi Roberto, nuk ishin në 11-shen startuese.

Pa asnjë lojtarë të La Masias në formacion, klubit nuk i kishte ndodhur që 16 vite te e fundit, kur Barcelona u takua me Athletic Bilibaon me 6 prill, 2002.

Në atë natë në formacionin Barcelona kishte: Roberto Bonano; Michael Reiziger, Philippe Christanval, Abelardo Fernandez, Francesco Coco; Fabio Rochemback, Phillip Cocu, Luis Enrique; Rivaldo, Javier Saviola dhe Marc Overmars.

Blaugranat kishin fituar 2-0 në atë natë në San Mames, ndërsa i njëjti formacioni luajti një javë më pas ne gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndaj Real Madridit.

Lojtari i vetëm që ka luajtur në akademi, por vetëm për Barcelonën B ishte Denis Suarez, i cili më parë kishte qenë pjesë e Celta Vigos dhe Manchester Cityt.

Barcelona ndaj Celta Vigos barazoi 2-2, ndërsa e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi Sergio Roberto u ndëshkua me karton të kuq.

Të ngjashme