Barcelona preferon Kanten para Willianit

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 17:24 | Nga

Barcelona është përfolur se do të bëjë ofertë për lojtarët e Chelsea-s, N’Golo Kante dhe Willian, por i pari është tashmë shumë më lartë në listën e dëshirave të tyre, sipas Graham Hunter nga Sky Sports.

Pavarësisht që katalunasit e kanë sjellë mesfushorin e ri brazilian, Arthur, Hunter beson që kampionët e La Ligës duan që fituesi i Kupës së Botës të sjellë thellësi në skuadrën e tyre.

Megjithatë, nënshkrimi me ndonjë lojtar të Të Kaltërve do të jetë punë e vështirë, tash pas ardhjes së trajnerit të ri në “Stamford Bridge”, Maurizio Sarri, i cili ngurron që t’i humbë top lojtarët e tij.

https://youtu.be/7WfKDnAqK9g

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme