Barcelona shpreson në një tjetër mrekulli kundër Juventusit

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 13:24 | Nga

Barcelona do të presë sonte në fushë të saj Juventusin italian në një ndeshje të kthimit, të vlefshme për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi ka udhëtuar në Spanjë me një rezultat shumë të favorshëm nga ndeshja e parë ku shënoi fitore 3:0, me një paraqitje mbresëlënëse.

Barcelona, e cila më herët eliminoi francezët e Paris Saint-Germain pas një fitoreje në fushë të vet 6:1, të cilës pas disfatës 4:0, gati se të gjithë i parashikuan eliminim, do ti duhet një tjetër mrekulli për ti kaluar italianët, të cilët njihen botërisht për aftësinë e mbrojtjes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme