Barcelona do të transferojë Serin

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 12:06 | Nga

Barcelona do të paguajë klauzolën për lirim, prej 40 milionë eurosh të mesfushorit të Nices, Jean Michael Seri, raporton “Mundo Deportivo”.

Barcelona pritet të paguajë klauzolën të hënën, sipas gazetës spanjolle, transmeton “Koha Ditore”. Ndërkohë, është raportuar se skuadra katalunase është duke negociuar për transferimin e futbollistit ofensiv argjentinas të Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria.

Po të dielën ka pasur raportime se Manchester City po mendon të paguajë 300 milionë euro, sa është klauzola për lirim e Lionel Messit me Barcelonën, mirëpo gazeta “Sport” e ka mohuar këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme