Barcelona transferon mbrojtës për 60 milionë euro

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 10:40 | Nga

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Paris Saint-Germain, Marquinhos.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se gjiganti katalan është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për transferimin e brazilianit pas përfundimit të këtij sezoni.

Barcelona mbështetet tek shoqëria mes sulmuesit Neymar dhe Marquinhos, bashkëlojtarë në Kombëtaren e Brazilit për ta bindur mbrojtësin që të kalojë në “Camp Nou”.

Mirëpo, Paris Saint-Germain nuk do ta konsiderojë lehtë shitjen e Marquinhos edhe për faktin se qendërmbrojtësi tjetër, Thiago Silva ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Parc des Princes dhe ende nuk ka konfirmuar nëse do të vazhdojë të luajë për kampionin e Ligue 1.

Kurse, David Luiz është rikthyer në Chelsea duke kufizuar opsionet në mbrojtje për trajnerin Unai Emery.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme