Barcelona transferon tre yje për 150 milionë euro

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 07:37 | Nga

Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit kalimtar të kësaj vere

Dështimin në Evropë dhe La Liga ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të jenë shumë aktiv gjatë kësaj vere për përforcimin e skuadrës.

E përditshmja sportive madrilene, AS, ka publikuar emrat e tre lojtarëve që Barcelona dëshiron t’i transferoj gjatë verës në Camp Nou, përcjell Express.

Fjala është për Marco Verratti (Paris Saint-Germain), Hector Bellerín (Arsenal) dhe Ousmane Dembele (Borussia Dortmund).

Për këto përforcime Barcelona është e gatshme të shpenzoj 150 milionë euro. Verratti pritet t’i kushtoj 80 milionë, Bellerin 40 milionë edhe Dembele 30 milionë.

Përveç përforcimeve, nga Barcelona gjatë kësaj vere pritet të ketë edhe largime të disa lojtarëve që dështuan këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme