Barcelona vëzhgon tre lojtarë të Bayern Leverkusen

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 14:35 | Nga

Brandt, Bailey dhe Tah – janë tre lojtarë që po vëzhgohen nga Barcelona.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalunase “Sport”, Barcelona është duke i vëzhguar nga afër tre lojtarë të Bayern Leverkusen.

Është drejtori sportiv, Robert Fernandez, ai që po udhëton nga stadiumi në stadium për të gjetur talente për të ardhmen.

Mbrojtësi Jonathan Tah dhe anësorët Julian Brandt e Leon Bailey janë treshja që po monitorohen me kujdes nga Fernandez, që raportohet se ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e tyre.

Barça është duke i vëzhguar edhe Ander Herreran dhe Juan Matan, mesfushorët spanjoll të Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme