Barcelona viziton Romën, katalanasit shumë pranë gjysmëfinales

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 16:34 | Nga

Takimi tjetër çerekfinalist luhet në Romë, aty ku vendasit presin Barcelonën në një ndeshje që nuk pritet të sjellë surpriza.

Kjo për shkak të rezultatit të regjistruar një javë më parë, me katalanasit që fituan me rezultatin e thellë 4-1. Italianët nuk kanë çfarë të humbasin, pasi presioni nuk qëndron mbi ata, dhe do të mundohen të ia bëjnë sa më të vështirë Barcelonës, kalimin për në gjysmëfinalen e Champions League.

Verdhekuqtë nuk nisën si favorit në këtë takim por ata shpresojnë tek një surprizë e mundshme. Në kampin tjetër, kjo sfidë nuk shfaq fare shqetësime rreth kësaj transferte, pasi kualifikimi për në fazën tjetër është vetëm çështje kohe.

Të besuarit e Ernesto Valverde janë shumë pranë “tripletës” me kampionatin që është thuajse i sigurtë, ndërsa janë dhe në finalen e Kupës së Mbretit.

Të ngjashme