Basha: Prita tri vjet për të shënuar gol me kokë

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 16:13 | Nga

Migjen Basha po kalon momente të shkëlqyeshme me skuadrën e Barit në Serie B.

Skuadra e Barit ka shënuar një fitore të madhe ndaj Cittadellas, me rezultat 4:2, në kuadër të Serie B. Më meritori për këtë fitore ishte mesfushori i Kombëtare shqiptare, Migjen Basha, i cili shënoi dy gola.

Në intervistën pas ndeshjes, ish ylli i Atalantas, Riminit, Frosinones dhe Torinos e pranon që këtë 90-minutësh do ta mbajë mend gjatë.

“Nuk jam specialist, por goli i shënuar pas harkimit nga këndi ishte një skemë që e kam provuar disa herë në stërvitje, prandaj iu drejtova bankinës për të festuar”, ka deklaruar Basha.

“Me kokë nuk shënoja që prej tre vjetësh dhe të tillë gola na mungojnë në skuadrën tone, edhe pse kemi një mesatare të lartë centimetrash në skuadër. Ndaj Citadellas funksionoi gjithçka mire, sepse shënuam 4 gola, por duhet të rritemi shumë në këtë aspekt”, ka theksuar kosovari.

Basha ia dedikon dy golat familjes që ishte e pranishme në stadiumin “San Nicola”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme