Bashkimi mbron nderin e Kosovës në Ligën Ballkanike

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 09:50 | Nga

Pritjes së gjatë të Bashkimit për trofe me peshë, mund t’i vijë fundi në fundjavë. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë trofe të basketbollit kosovar, për titull apo Kupë, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi i Prizrenit për herë të parë do të luajë në turneun final (Final Four) të Ligës Ballkanike në basketboll. Është ky edicioni jubilar, i dhjeti i Ligës Ballkanike. Për Bashkimin është edicioni i tretë dhe hera e parë që është në mesin e katër ekipeve më të mira. Turneu final luhet në Samokov të Bullgarisë, ku ishte luajtur edhe turneu përfundimtar i edicionit të parë (2008\09).

Ndeshjet gjysmëfinale luhen të shtunën (sot). Fillimisht nga ora 14:00 takohen Blokotehna e Maqedonisë me Levskin e Bullgarisë. Nga ora 17:30 Bashkimi përballet me Rilski Sportist, skuadrën vendase dhe favorite për të fituar titullin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme