Bashkimi regjistron tre të huaj

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 14:29 | Nga

Bashkimi ka kompletuar treshen e huaj të përforcimeve për afatin kalimtar dimëror të Superligës dhe i ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Përveç Aaron Moss dhe Vincent Zollo, ekipi prizrenas ka paraqitur edhe Tyler Lloyd Mc Daniels, të cilët pas kompletimit të obligimeve do të kenë të drejtë loje për ekipin.

Bashkimi në xhiron e XV të Superligës, të parën në pjesë të dytë të stinorit, është mysafire e Sigal Prishtinës, të shtunën më 13 dhjetor në ndeshjen që nis prej orës 19:00.

Në mesjavë, ekipi prizrenas do të jetë nikoqir i Blokotehnas, lidere aktuale të BIBL në Sezai Surroi të Prizrenit.

Ndryshe, prizrenasit pritet të angazhoj edhe trajnerin e tretë brenda këtij sezoni, i cili vjen nga Greqi, Stratos Koukoulekidis.

Theksojmë se skuadrës prizrenase i janë larguar ehe dy basketbollistët vendor, Imer Tahiri dhe Samir Zekiqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme