Bayern gjen pasardhësin e Lahm (Foto)

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 12:59 | Nga

Kyle Walker shihet si pasardhës i mundshëm i Philipp Lahm.
Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm, në fund të sezonit do t’i japë lamtumirën futbollit dhe për këtë bavarezët janë duke kërkuar zëvendësues për gjermanin.

Të zëvendësohet një legjendë si Lahm është shumë e vështirë, por “Bild” shkruan se Bayern Munich e sheh mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Kyle Walker, si idealin për të mbuluar atë pozitë sezonin e ardhshëm.

26 vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2021, por një ofertë e mirë e gjermanëve, mund t’i shtyjë anglezët që të heqin dorë nga reprezentuesi i Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme