Bayern kërkon mbrojtësin e rivalit nga Bundesliga

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 09:11 | Nga

Gjiganti gjerman është i interesuar ta transferojë xhamajkasin gjatë verës, por Leverkusen nuk ka dëshirë t’ia shesë lojtarin rivalit të përhershëm.

Bayern Munich ka bërë gati 60 milionë euro për transferimin e anësorit të Bayer Leverkusen, Leon Bailey, gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra kampione e Bundesligës është shumë e interesuar që ta ketë në radhët e veta xhamajkanin për edicionin e ri.

Por Leverkusen kërkon 100 milionë euro për Bailey dhe më parë do t’ia shiste Real Madrid apo Chelsea, sesa rivalit të përhershëm në ligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme