Bayern Munich vendos për Vidalin

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 16:00 | Nga

Media të ndryshme raportojnë se Bayern Munich është i gatshëm ta shesë mesfushorin e saj kilian, Arturo Vidal.

Daily Mail raporton se bavarezët janë të gatshëm ta shesin lojtarin nga frika se ai mund të larohet si transfer i lirë pasi t’i skadojë kontrata në vitin 2019, transmeton Express.

Për këtë, Bayern thuhet se ia ka vënë një çmim prej 56 milionë euro kilianit, me Cheslea dhe Inter në mesin e skuadrave më të interesuara për të.

Ndërkohë, revista gjermane “Kicker” raporton se Bayern është i frustruar me një seri performancash të dobëta të tij dhe se nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë si transfer të lirë, prandaj dëshiron ta shesë derisa mundet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme