Bayerni përgatit 100 milionë euro për Dybalan

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 13:06 | Nga

Bayerni Munich është një prej klubeve të shumta evropiane që shtohet në listën e të interesuarve për Paulo Dybalan.

Sipas gazetës Bild, ekipi bavarez e sheh sulmuesin argjentinas si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit, që pritet të largohet gjatë verës.

Për t’ia rrëmbyer argjentinasin Juventusit, Bayerni është gati të shpenzojë 100 milionë euro. Gjatë javëve të fundit është përfolur se për Dybalan është interesuar Atletico Madridi, ku mësohet se trajneri Diego Simeone ka darkuar me 24-vjeçarin në një restorant të kryeqytetit spanjoll, pa harruar faktin se edhe Barcelona dhe Real Madridi kanë provuar ta bëjnë të tyrin sulmuesin gjatë verës së kaluar.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do të jetë i gatshëm ta shesë lojtarin më të mirë të ekipit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme