Befasi për Barcelonën, ja çfarë ka vendosur Yerry Minan

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:15 | Nga

Yerry Mina ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Yerry Mina dëshiron të largohet nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se mbrojtësi kolumbian ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mina erdhi te Barcelona nga Palmeiras, duke shpresuar se do të ketë hapësirë për lojë te skuadra e trajnerit Ernesto Valverde, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, ai vazhdon të jetë rezervist i rregullt te Barcelona andaj mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni duke u huazuar për edicionin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme