Befason Ronaldo: Ky ishte lojtari më i mirë në EURO 2016

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 16:18 | Nga

Cristiano Ronaldo beson që bashkëlojtari i tij në Real Madrid dhe Portugali, Pepe duhet të emërohet Lojtari i Turneut në Kampionatin Evropian 2016 para Antoine Griezmannit.

Reprezentuesi i Francës, Griezmann shënoi gjashtë gola si dhe bëri me dy asistime për të rrëmbyer çmimin “Lojtari më i Mirë i Turneut”, megjithëse skuadra kombëtare e tij ishte mposhtur nga Portugalia në finalen e këtij kompeticioni.

“Pepe ishte i jashtëzakonshëm këtë vit”, tha ai për UEFA. “Ky ishte ndoshta sezoni i tij më i mirë”.

“Ai padyshim ishte lojtari më i mirë i Portugalisë dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Real Madridit në Ligë të Kampionëve”.

“Jam i kënaqur që ai ishte pjesë e skuadrës së turneut në Euro, për mendimin tim Pepe ishte lojtari më i mirë në Euro”, përfundoi sulmuesi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme