Behrami kërkon pak fjalë e shumë punë

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 09:26 | Nga

Mesfushori Valon Behrami është paraqitur gjatë tërë takimit te Udinese që pësoi disfatë në shtëpi nga Sassuolo me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje e zhvilluar të shtunën ka qenë e vlefshme për xhiron e 29-të të kampionatit italian, Serie A. Me këtë humbje Udinese mban vendin e 11-të me 33 pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të gjithëve na vjen keq për humbjen. Kemi dëgjuar edhe zhgënjimin e tifozëve dhe ne duhet të jemi të heshtur. E vetmja mënyrë për të përmirësuar gabimet është puna. Për fat të keq pushimi vjen në kohën më delikate për ne dhe më vjen keq që nuk mund të jem në këto dhjetë ditë. Do të kisha preferuar të qëndroja me ekipin. Kur Massimo Oddo erdhi, kishte entuziazëm të madh, tani ne duhet ta motivojmë veten. Për mua shpëtimi është një qëllim që duhet ta mendoj. Duhet të gjejmë motivim dhe entuziazëm për të punuar në stërvitje, sepse jemi një grup që ka forcë, personalitet dhe karakter, por duhet punë. Ndoshta kjo humbje do të na sjellë të mira për të na dhënë motivin që na duhet”, ka thënë Behrami, njofton “mondoudinese.it”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme