Me Bekajn në portë, Prishtina është në duar të sigurta

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 10:18 | Nga

Pas një edicioni si rezervist, Visar Bekaj është kthyer fuqishëm në edicionin 2017\18 te skuadra e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Portieri 20-vjeçar, ka rikthyer vendin e titullarit, ku ishte i padiskutueshëm për dy edicione (2014/15, 2015/16) dhe shpreson ta mbajë sa më gjatë që të jetë e mundur.

Ai ndihet krenar që për asnjë moment nuk është dorëzuar apo zhgënjyer gjatë edicionit të shkuar, por që ka qenë i motivuar të punojë edhe më shumë për të bindur shtabin teknik se meriton të jetë numri një te klubi bardhekaltër. Bekaj këtë edicion po synon trofe me Prishtinën, pasi dëshira e tij është që vitin tjetër të paraqitet në garat evropiane.

Këtë edicion, Prishtina luajti në raundin e parë eliminator të Ligës së Evropës dhe u eliminua nga Norrkoepingu, me rezultatin e përgjithshëm 6:0. Bekaj në asnjërën prej këtyre ndeshjeve nuk u paraqit, por tashmë në katër ndeshje është i pazëvendësueshëm në kampionatin e Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme