Bellerin e qartëson të ardhmen: Do të jem në Londër edhe stinorin e ardhshëm

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 12:13 | Nga

Hector Bellerin është bërë njëri nga mbrojtësit e djathtë më të kërkuar në Evropë.

Reprezentuesi spanjoll ka pasur një stinor fantastik me fanellën e Arsenalit si në kampionat ashtu edhe në Evropë.

Kjo ka bërë që skuadrat e mëdha si Chelsea, Manchester United e Juventus të vihen pas tij.

Por Bellerin duket se nuk do të largohet nga Arsenali së paku edhe për një edicion tjetër.

Ai ka konfirmuar se ka një kontratë afatgjate me Arsenalin dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

“Unë kam një kontratë afatgjate me Arsenalin dhe jam që një kohë të gjatë në Londër”.

“Ky është një vend që un e quaj shtëpi dhe jam shumë i lumtur këtu”, u shpreh Bellerin.

23-vjeçari ka thënë se nuk e di nëse do të shkoj në Kampionatin Botëror, por pas pushimeve do të kthehet në Arsenal.

“Nuk e di nëse do të ftohem për Kampionatin botëror, por e di se do të rikthehem përsëri në klub pas pushimeve”, përfundoi Bellerin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme