Berisha i pandalshëm, realizon het-trik për Melbourne Victory

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 10:34 | Nga

Besart Berisha ka vazhduar me formë të mrekullueshme në kampionatin australian.

Ylli nga Kosova ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Melbourne Victory në ndeshjen ndaj Central Coast Marines.

Victory ka marrë fitoren e tretë radhazi ku kësaj radhe triumfoi me rezultat të thellë 5-2.

E më meritori për këto tri pikë të Victory ishte padyshim sulmuesi prishtinas Besart Berisha.

Berisha arriti të realizoj het-trik në këtë sfidë për ish-kampionët e Australisë.

Fillimisht në minutën e 25-të Besarti realizoi pas asistimit nga George.

Në pjesën e dytë Berisha shënoi në minutën e 54-të për 3-0.

Ndërkohë het-triku u kompletua 20 minuta më vonë ku kësaj radhe realizoi me kokë për 4-0.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Melbourne zë pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara.

Me tre golat e shënuar, Besarti ka arritur në kuotën e 12 golave në kampionat ku ka edhe katër asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme