Berisha zbulon sekretin, kështu shënoi golin e fitores (VIDEO)

Prishtinë | 17 Dhj 2016 | 14:56 | Nga

Besart Berisha ka shënuar golin e fitores 1:2 në derbin ndaj Melbourne City.

Besart Berisha ka folur pasi u bë hero i Melbourne Victory duke shënuar golin e fitores 2:1 ndaj Melbourne City.

Ai po ashtu arriti të hyjë në histori të futbollist australian, pasi barazoi rekordin e Archie Thomson me 90 gola të shënuara.

“Unë po ndjehem shumë, shumë i lumtur pasi ne fituam. Është fitorja e parë në derbi pas një kohë të gjatë”, tha fillimisht Berisha për Fox Sport, përcjell “lajmi.net”

“Kisha disa raste në pjesën e parë, por nuk shënova dhe për një moment mendova. O zot nuk do të shënoj më asnjë gol, çfarë jam duke bërë”, vazhdoi ai.

“Por, gjatë pushimit të pjesës së parë thash me vete, ‘vazhdo Bes edhe një rast dhe do të shënosh’. Është ndjenjë e jashtëzakonshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme