Berisha i zhgënjyer pas humbjes nga Turqia

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 23:13 | Nga

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, e ka pranuar se Kosova e nisi shumë keq ndeshjen ndaj Turqisë, teksa ka kërkuar mbështetje të vazhdueshme për Kombëtaren.

“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, 15 minutat e para ishin të tyre dhe pësuam një gol herët. Më pas u angazhuam më shumë u bëmë më agresivë, por pësuam sërish një gol nga korneri dhe mendoj se fajtor është mos komunikimi i mirë mes vete”, ka thënë Berisha.

“Sot kemi luajtur më ndryshe, 5-4-1, jemi mbrojt shumë, por nuk ia dolëm. Besoj se kemi bërë progres, mirëpo kemi ende kohë. Sido që të jetë, unë besoj se mundemi me bo më shumë. Sot ka ndikuar në lojë edhe ndërrimi i formacionit, disa lojtar të rinj ishin titullarë”, shtoi ai.

“Kemi nevojë për mbështetje. E dimë se është e vështirë, por kemi nevojë për mbështetje pasi Turqia është skuadër e fortë”, theksoi më tej ai.

“Kam qenë i gatshëm 100 % për këtë lojë. Jam mundu me dhënë më të mirën në ndeshje, normal se edhe unë kam bërë gabime. Jam optimist se kemi një Përfaqësuese me të ardhme më të mirë”, përfundoi ai.

Të ngjashme