Bernardeschi afër gjigantit italian

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 17:30 | Nga

Juventusi është afër të kompletojë transferimin e anësorit nga Fiorentina, Federico Bernardeschi, për 40 milionë euro.

23 vjeçari e mbylli sezonin me 11 gola në ligë dhe ka qenë cak i kampionëve të Serie A që një kohë të gjatë.

Sipas Goal, Juve është pajtuar që ta transferojë lojtarin për 40 milionë euro, italiani do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022 me ekipin e Allegrit.

Bernardeschi do të fitojë 4 milionë euro në sezon te gjiganti italian, derisa Juventusi shpreson që Fiorentina të ulë çmimin nga 50 në 40 milionë euro.

Juve tashmë ka transferuar Douglas Costan nga Bayern Munichu këtë verë, braziliani i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” në formë huazimi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme