Besart Berisha hyn në historinë e futbollit australian

Prishtinë | 17 Dhj 2016 | 20:19 | Nga

Besart Berisha shkruan emrin e vet me germa të arta në historinë e futbollit australian. Sulmuesi shqiptar barazoi rekordin e Arçi Tompsonit si shënuesi më i mirë në kontinentin e largët.

Berisha sot i dha Melbourne Victory fitoren 2-1 në derbin ndaj Sitit, me golin e 90-të për të që prej transferimit në Australi në 2011-ën.

Një arritje e jashtëzakonshme kjo për 31-vjeçarin nga Prishtina, duke pasur parasysh që arrin një legjendë si Tompson në gjysmën e kohës së këtij të fundit. 38-vjeçari i shënoi 90 golat e tij në dhjetë sezone, kurse Berisha në vetëm pesë.

Sulmuesi i përfaqësueses kosovare aktualisht udhëheq edhe listën e shënuesve më të mirë në A-Ligë me nëntë gola, ndërsa Melburn Viktori ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë në dhjetë javë, -4 nga Sidnei

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme