Besnik Hasi hero në Greqi

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 14:01 | Nga

Olimpiakosi ia doli të dalë kryelartë nga Beogradi dhe këtë e bëri me një shqiptar në krye, Besnik Hasin nga Kosova e Shqipërisë.

Ndoshta gazetari që para pak ditësh i tha se Kosova është e Serbisë, tashmë do të stepet pak dhe nuk do të provokojë si më parë, pasi një trajner shqiptar e ka nisur mirë punën e tij me kampionët e Greqisë.

Vlerësimet e para kanë nisur, edhe pse nuk i bëjnë me shumë dëshirë elozhet, por “gazetta.gr” e konsideron si fitore të Hasit atë ndaj Partizanit të Beogradit.

“Besnik Hasi ishte njeriu kyç për fitoren në Beograd. Një fitore e parë personale, guxim për të marrë vendime të vështira, gjithçka meritë e tij”, shkruhet ndër të tjera në analizën e bërë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme