Boa Morte lavdëron Shkodran Mustafin

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 16:04 | Nga

Shkodran Mustafi iu bashkua Arsenalit prej Valencias për 35 milionë funte gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai ka bërë një fillim inkurajues në Ligën Premier, duke formuar një partneritet të fortë me Laurent Koscielnyn.

Luis Boa Morte, i cili tani punon për klubin londinez si skautë, beson se Mustafi do të zhvillohet edhe më tepër nën drejtimin e Arsene Wengerit.

“Ne kemi pasur lëndime në atë pozitë dhe kjo do ta bëjë edhe më të rëndësishëm. Sigurisht, të gjithë janë shumë të rëndësishëm në skuadër dhe jam i sigurt se të gjitha blerjet që kemi bërë do të japin një kontribut të madh në këtë sezon. Në këtë moment duket se Shkodrani ka një ndikimin më të madh shkaku i lëndimeve të Per Mertesacker dhe Gabrielit”.

“Ai ka ardhur në të njëjtën kohë sikur kur u transferua Per Mertesacker disa sezone më parë dhe po e shikojmë se ka arritur shumë. Jam i ngazëllyer që e shoh Shkodranin në këtë klub. Unë nuk kam asnjë dyshim se do të jetë një lojtar i përsosur për Ligën Premier”, tha Boa Morte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme