“Bomba” nga Spanja dhe Anglia: Icardi ka kryer vizitat mjekësore te Reali!

Inter Milan's forward from Argentina Mauro Icardi celebrates after scoring during the Italian Serie A football match Inter Milan vs AC Milan at the San Siro stadium in Milan on April 15, 2017. / AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)
Prishtinë | 09 Jan 2018 | 11:00 | Nga

Reali i Madridit kërcënon seriozisht Interin për Mauro Icardin. Informacioni i fundit për kalimin e sulmuesit argjentinas nën urdhrat e Zinedine Zidane vjen nga Spanja. Sipas portalit iberik “Diario Gol”, blerja e Icardit nga “Los Blancos” do të jetë “bomba” e merkatos dimërore.

Por sikur të mos mjaftojnë ky lajm, është e përditshmja angleze “Daily Express” që shkon edhe më larg, duke raportuar se kapiteni ziklatër ka kaluar madje edhe vizitat mjekësore me klubin madrilen. Presidenti Perez e sheh argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Karim Benzemasë, që nuk e ka më rendimentin e dikurshëm.

Klauzola e largimit të Icardit është 110 milionë euro dhe sigurisht që drejtuesit e Interit nuk do të pranonin për një shifër më të vogël. Në fakt, merkatoja e futbollistëve që nga vera e kaluar ka dhuruar surpriza e papritura me shifra jashtë logjikës, aq sa 110 milionë euro për një sulmues cilësor sot konsiderohet shifër mëse normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme