Borussia Dortmundi e do nga Arsenali sulmuesin Giroud

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 09:31 | Nga

Borussia Dortmund është lidhur me transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Olivier Giroud.

Klubet janë duke biseduar fillimisht për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas RMC bisedimet janë duke shkuar mirë dhe mund të ketë marrëveshje për sulmuesin afrikan.

 

Por BVB nuk dëshiron të mbetet pa një sulmues zone.

Për këtë kërkon transferimin e Giroud nga Arsenali në këtë afat kalimtar.

Por gjermanët e duan vetëm për gjashtë muajt e fundit, pasi që në verë do të blejnë një sulmues që do të ndërtohet skuadra drejt tij.
Arsenal është klubi më aktiv në këtë afat kalimtar, pasi që po punon edhe për shitje, por edhe për bleje të lojtarëve.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme