Braktisi Realin, tashmë edhe Botërorin

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 18:17 | Nga

Pas 3 triumfeve radhazi në Champions League, Zinedine Zidane u tërhoq në mënyrë të papritur nga drejtimi i Realit të Madridit.

Por ndërsa jemi në muajin e zjarrtë të futbollit, ku janë duke u luajtur finalet e Botërorit në Rusi, Zidane duket se është larguar thuajse tërësisht për momentin nga sporti më i bukur në botë.

Ai ka zgjedhur që gjatë kësaj periudhe të pushojë me bashkëshorten e tij, teksa është fotografuar në Ibiza.

Në fund të fundit, pas 3 triumfeve radhazi në Champions, këto pushime janë mëse të merituara për Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme