Brozovic do të dënohet nga Interi

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Interi po kalon në një periudhë jo të mirë të rezultateve dhe nga kjo janë krijuar probleme tjera.

Një nga lojtarët që po turbullon ujërat te klubi zikaltër është Marcelo Brozovic.

Kroati në momentin kur u zëvendësua në fitoren ndaj Bolognas ai duartrokiti tifozët e klubit nga Milano me ironi.

Kjo pasi ata paraprakisht e fishkëllyen për sjellje jo të mirë një ndeshje më herët dhe për mos angazhimin në fushë.

Sipas Gazzetta dello Sport, ashtu si trajneri Luciano Spalletti edhe klubi i Interit nuk iu ka pëlqyer aspak gjesti i mesfushorit.

Ata kanë kërkuar që Brozovic të dënohet dhe t’i kërkojë falje publike tifozëve.

Kjo kërkesë ka ardhur nga pronarët e Suning Group të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një grup të respektueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme