Buffon: Ishte humbje e merituar ndaj Fiorentinës

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 10:29 | Nga

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka folur për rrjedhën e sezonit pas humbjes ndaj Fiorentinës.

38-vjeçari ka thënë se ishte një humbje e merituar dhe se duhet punë dhe jo fjalë për të kaluar këtë periudhë të vështirë sezonale.

“Nuk ishte një paraqitje e mirë nga Juve, por e rëndësishme është të shikojmë se si do të reagojmë”.

Lexo po ashtu:
Formacioni që Unitedi mund të kishte sikur planet e transferimeve të shkonin mirë (Foto)
Formacioni që Unitedi mund të kishte sikur planet e transferimeve të shkonin mirë (Foto)
“Në disa momente të sezonit duhet të trajtohen ndryshe, jemi në fazën e nxehtë ku duhet të mundohemi të humbasin sa më pak ndeshje”.

“Sezoni? Duhet përulësi, me vepra dhe jo me fjalë dhe në të njëjtën kohë dhe ambicie. Kundër Fiorentinës ishte një humbje e merituar, kur luan në atë mënyrë është normale mos të marrësh asnjë pikë”.

“Donnarumma? Është një portier i shquar, po bën mirë dhe po mahnitë të gjithë”, ka thënë Buffon për Sky Sport.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme