Bunjaki: Ky është fillimi i pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 13:42 | Nga

Prej tri ndeshjeve të deritanishme kualifikuese për Botëror Kosova e ka fituar vetëm një pikë, e ka realizuar veç një gol, ndërsa i ka pësuar dhjetë sosh.

Kështu, Kosova as që po ëndërron më kualifikimin në Botërorin “Rusia 2018”, por po mundohet ta shfrytëzojë këtë kampanjë kualifikuese për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e “Euro 2020”.

“Por, njëkohësisht këto kualifikime duam t’i shfrytëzojmë për t’u ngjitur në mesin e 100 vendeve të para të ranglistës botërore. Ky është fillimi i pjesëmarrjes sonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Bunjaki, duke e arsyetuar objektivin.

“Po flas për një përfaqësuese që është më e reja në botë, për një përfaqësuese që po e zhvillon vetëm ndeshjen e katërt të këtij niveli, të katrat jashtë Kosovës, për një përfaqësuese me moshë mesatare 22 vjeç e që po përballet me katër ekipe pjesëmarrëse në Evropian. Andaj, objektivi ynë është real”, nënvizoi Bunjaki. (Zëri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme