Cambiasso për Martinezin: Gjysmë Higuain, gjysmë Icardi

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Sipas Esteban Cambiassos, Lautaro Martinez, është një përzierje e Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardit.

Mungon vetëm zyrtarizimi që Martinez të jetë pjesë e klubit nga Milano dhe ish-mesfushori i Interit shpjegon karakteristikat e sulmuesit 20-vjeçar.

“Icardi? Në Argjentinë, gjithmonë flitet për bollëkun që trajneri Sampaoli ka në sulm”, ka thënë Cambiasso për Sky Sport Italia.

“Mendoj se kjo na drejton nga Higuain, Aguero dhe Lautaro Martinez, që pritet të ftohen për Kupën e Botës, gjë që është diçka shumë e mirë”.

“A mund ai (Martinez) të luajë me Icardin? Lojtarët e mirë gjithmonë mund të luajnë mes vete”.

“Sa për kualitetet e tij, ai ka ngjashmëri me Higuainin, edhe pse Pipta është më i fortë jashtë zonës”.

“Ai është diçka në mes Higuainit dhe Icardit. Sa për Icardin, mendoj se fati i tij është i lidhur me mënyrën se si luan Interi. Ata nuk po e përkrahin mjaftushëm”, ka shtuar Cambiasso.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme