Cana ndërton fusha të reja në Tiranë

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 17:57 | Nga

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me fondacionin “Lorik Cana”, ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin infrastrukturës sportive në kopshtet publike, me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të një prej këtyre fushave sportive në Kopshtin “Xixëllonja” në Tiranë, e vendosur falë donacionit të fondacionit “Lorik Cana”.

“Është diçka e duhur, që i nevojitet gjithë shoqërisë tonë. Fondacioni do të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë dhe shpresojmë në të ardhmen edhe në Maqedoni, për t’ua mundësuar të gjithë fëmijëve tanë, të rriten me vlerat e duhura. Dua të falenderoj Erionin. Ky program ka qenë i vështirë për t’u realizuar dhe zbatuar, por e ndjej veten me fat sepse kisha përballë një person i cili pa folur fare, vetëm me mendime e kupton dhe i ka kuptuar qëllimet që kemi me fondacionin dhe na ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme”, tha Cana.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se ky është një projekt afatgjatë që do të shtrihet edhe në kopshtet e tjera publike, ku krahas infrastrukturës, një vëmendje do t’i kushtohet edhe zbatimit të programit të duhur didaktit dhe pedagogjik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme