Cana vjen në Kosovë, therë Kurban për Bajram

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 11:10 | Nga

Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka zbuluar se do të therë një Kurban për festën e Bajramit

Ylli shqiptar, Lorik Cana kohëve të fundit po qëndron në Tiranë dhe Prishtinë, pasi nuk është angazhuar në asnjë skuadër gjatë kësaj vere.

Ish kapiteni i Kombëtares kohen e lirë po e kalon në Tiranë, ku e ka nisur edhe shkollimin për trajner, shkruan Express.

Por, Cana festën e Bajramit do ta pres në Kosovë. Madje ai ka zbuluar se do të therë edhe një Kurban për festën e Bajramit

“Për Bajram do të ikni në Kosovë? Po, sigurisht që do të iki dhe do të bëj ndonjë kurban”, ka deklaruar Cana duke qeshur në emisionin “Chic” të gazetares Fjodora Fjora në “News 24”.

Të ngjashme