Cana zbulon sëmundjen që e largoi nga futbolli

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 13:15 | Nga

Lorik Cana edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli aktiv. Sëmundja që e bëri të braktiste futbollin dhe ëndrrat e pa realizuara në karrierë. Lorik Cana tregon për “L’Equipe” vendimin për t’u larguar nga futbolli dhe kujton faktin që nuk fitoi dot një trofe me Marsiellen.

“Kisha disa probleme shëndetësore, të cilat nuk po i kapërceja dot me kalimin e kohës. Përpara dhe pas Evropianit në Francë, kam kryer disa analiza specifike, të cilat treguan se nuk isha edhe aq mirë”, ka deklaruar Cana.

“Vuaj nga një sëmundje që quhet miokardi. Është në vijimësi të një virusi të marrë më parë. Kam pasur ethe të forta dhe jam sfilitur nga sëmundja për sa i përket anës fizike. Virusi ka prekur miokardin dhe më ka provokuar një skuqje. Pas kontrolleve të specializuara, arrita të diagnostikohesha”, tregon Cana.

Ish ylli i Marsielles, Sunderlandit e Lazios ka zbuluar se cila ëndërr i ka mbetur e parealizuar gjatë karrierës si lojtar.

“Më erdhi keq që nuk fitova diçka në Francë me Marsillen. Humbëm dy finale në Kupë dhe në vitin 2009 dolëm në vendin e dytë në kampionat pas Bordeaux. Ishte diçka shumë negative. Deshamp erdhi një vit më vonë dhe tha se më donte në skuadër, por unë doja të largohesha”, përfundoi Cana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme