Cancelo ka një lajm të keq për tifozët e Interit

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:50 | Nga

Joao Cancelo do të largohet nga Inter. Valencia nuk hap rrugë.

Blerja e Joao Cancelos po kthehet në një mision në kufijtë e të pamundurës për Interin.

Zikaltrit për të evituar problemet me fair-play-in financiar i kanë kërkuar klubit spanjoll ta shtyjë deri në 30 korrik të drejtën e blerjes për mbrojtësin portugez në mënyrë që shifrën prej 35 milionë eurosh që mund të shpenzojë për anësorin portugez, Interi ta përfshijë në bilancin e sezonit të ardhshëm.

Por Valencia e refuzon kategorikisht diçka të tillë dhe nëpërmjet drejtorit sportiv Alemany bëri me dije se kushtet për Cancelon do të jenë po ato që janë vendosur në kontratën që Interi dhe Valencia kanë nënshkruar vitin e ardhshëm, pra nëse Interi nuk ka para për ta blerë deri në 30 qershor lojtarin, në korrik, Cancelo do të kthehet në Mestalla, transmeton “SS”.

Ndërkohë Valencia edhe pse nuk ka zyrtarizuar ende blerjen e Kondogbia ja ka bërë të ditur Interit vendimin, me mesfushorin francez që do të qëndrojë në Spanjë pasi Los Che do të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme